(Foto) Nga fans u bë burri i saj/ Këngëtarja e njohur shqiptare: Ishte kudo pas meje

Marjeta Billo dhe Sedi Çaushi ishin në studion e ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.

Ata na treguan se Sedi nga një fans i Marjetës, i cili e kishte ndjekur në çdo dalje të sajën, tanimë është bashkëshorti i saj.

“Kam qenë në fans i Marjetës që tek “Ethet e të premtes mbrëma”, kam qarë kur ka dalë. Dhe më pas e kam ndjekur në festivale, Kënga Magjike, Top Fest. Gjithmonë i shkruaja, është bërë sebep një status i Marjetës ku shpjegonte pse së fundmi nuk merrte pjesë në festivale.

Unë i bëj një mesazh në inbox dhe Marjeta ma kthen, në fund fare i thashë me kënaqësi do pijmë dhe nga një kafe. Marjeta më sjell një emoji, mendova do ishte busy. Ndërkohë një mik i joni, Aurel Thellimi është bërë sebep që na ka prezantuar.”

Çifti shumë shpejt do të bëhen prindër të një djali, paçka se të dy ishin përgatitur që fëmija i parë do të ishte vajzë. Ata ndanë çastin se si e mësuan që do të bëheshin prindër eskluzivisht në ‘Abc e Pasdites’.

“Ka qenë data 7 mars, unë bëj testin dhe zbuloj që isha shtatzanë. Sedit nuk i them, unë isha në periudhë festash. Duke qenë se jetonim në qytete të ndryshme doja ta takoja, prisja fundjavën që të organizoja diçka suprizë dhe nuk e përgatita fare madje atë javë ia kam nxirë”, rrëfeu Marjeta.

Ndërkohë Sidi shtoi:“Kisha ditë që Marjetës i dërgoja postime të fëmijëve që janë në faqe të ndryshme në Instagram dhe Facebook. Sikur ma ndolli, ngaqë kishim shumë kohë që e prisnim; Marjeta më thoshte mos më sill më të tilla postime, prit sa të bëhet fakt. Ndërkohë Marjeta e dinte lajmin dhe kishte përgatitur suprizën”.

Marjeta i kishte përgatitur një darkë surprizë ku do t’ia tregonte, ndërkohë që kur po përgatiteshin në shtëpi ngrinden për parfumin që Sedi hedh para se të dalin. Duke qënë se Marjeta kishte filluar të mos duronte erërat i kërkon që të mos e përdor, por Sedi një djalë i pasionuar pas tyre e hedh “fshehurazi”. Ata ndanë me ne një video, kur Sedi e mëson që do të bëhej baba.

“Duket që jam i nervozuar. Dhe unë këtu nuk përmbahem më”, pohoi Sedi.

“As shallin s’e ka hequr. Aty e kuptoi pse s’duhet të hidhte parfumin”, tha Marjeta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...