Dhia me veshët më të gjatë pritet të marrë rekordin botëror Guinness

Një këlysh i ri dhie mund të shpallet rekord i ri botëror edhe pse është vetëm disa ditësh ne jete, prej veshëve të tij të pazakontë që arrijnë në rreth 50 cm gjatësi.

Dhia e quajtur Simba, që do të thotë ‘luan’ në gjuhën Svahili, ka lindur në Karachi, Pakistan por është kthyer tashmë në një personazh të famshëm.

Veshët e dhisë bukuroshe prekin përtokë kur ai ecën.

Pronari i Simba, Muhammad Hassan Narejo, tha: “Ne shpresojmë që shpejt Simba të bëhet mbajtëse e rekordit Guinness”.

Ai ka lindur në një fermë dhish në qytetin e madh pakistanez Nagra.

Kultivimi i dhive është mjaft i përhapur në Pakistan – pasi kafshët mund të përshtaten me terrene të ndryshme.

Aktualisht nuk ka një rekord Guinness për dhitë me veshë të gjatë, por janë disa qen që e mbajnë këtë titull.

Veshët e gjatë të Simba me shumë gjasa vijnë nga një mutacion ose çrregullim gjenetik por nuk duket se shoqërohen me probleme të tjera.

Veshët e dhive u shërbejnë atyre për t’i mbajtur fresk në temperatura të nxehta.
Sivjet temperaturat në Pakistan duket se janë ngritur disa para kohe teksa prej qershorit disa zona kanë raportuar 47C.

TE TJERA

spot_img