“Dasmë në Maldive”/ Ori Nebiaj pranon se është në një lidhje? Ja si përgjigjet moderatorja

Ori Nebiajn e shohim pothuajse çdo ditë në ekran, por është një nga personazhet publike që e ka ruajtur me shumë fanatizëm jetën e saj private. Ajo njihet për natyrën e saj të çlirët, natyrale dhe pa komplekse, megjithatë nuk është aq e hapur për të folur rreth jetës romantike.

 

Dhe ndonëse vetë Ori nuk flet për punët e zemrës, kjo nuk do të thotë se në jetën e saj nuk e ka një partner. E ftuar në emisionin “Më lër të flas” moderatorja është ngacmuar nga binjakët Veshaj nëse është në një lidhje apo jo.

 

Ori e ka mohuar se ndodhet në një romancë por përgjigja e saj nuk është dukur shumë bindëse për djemtë saqë Donaldi u shpreh se për përgjigjen e dhënë ajo do i kërkoj falje më pas partnerit pasi ai mund të ndihet i ofenduar.

 

Pjesë nga biseda:

 

Ori: Nuk e di a do të shkoj në Maldive këtë janar, por do ta mendoj

 

Romeo: Uu, dasmë në Maldive…

 

Donaldi: A je në një lidhje apo jo?

 

Ori: Jo (qesh)

 

Donaldi: Nuk mendon se ai djali do të ofendohet nëse ti i thua jo?

 

Romeo: Nuk ndihesh bosh?

 

Donaldi: S’ka gjë se do të justifikohet, do të thotë më fal o shpirt se ashtu ishte situate, nuk isha gati ta bëja publike, se dhe ti je pak i pavendosur. Do t’ia hedhë fajin atij…

TE TJERA

spot_img