Përmbyset zetori në Vaun e Dejës, vdes rrugës për në spital 38-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vaun e Dejës.

 

Mësohet se në këtë zonë ka humbur jetën një 38-vjeçar. Ky i fundit po lëvizte me zetor, por ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rranxa. Teksa i ndjeri mori plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen.

 

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës /Informacion paraprak Rreth orës 14:45, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës duke lëvizur me një mjet zetor, shtetasi E. Rr. 38 vjeç, banues në fshatin Rranza, Vau Dejës, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë zetori është përmbysur, si pasojë, shtetasi E.Rr ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...