“Nuk do punoj më dhe s’do i kem as miq!” Xhemi tregon me kë nuk shkon mirë dhe ‘kërkon’ rikthimin në ‘Portokalli’

Xhemi Shehu ka folur sot si rrallëherë rreth jetës personale dhe asaj profesionale, nga rikthimi në ekran, te prindërimi dhe njerëzit me të cilët sot nuk gëzon raporte të mira.

 

Në një intervistë në ‘Wake Up’ ajo u pyet nëse “Qesh mirë kush qesh i fundit” mund të konsiderohet një rikthim pas shkëputjes gati një-vjeçare apo pret një ‘rikthim me fishekzjarre’. “Nuk pres rikthim me fishekzjarre se më duket se nuk jam larguar kurrë. Unë jam këtu derën e kam të hapur dhe nuk e quaj një rikthim nëse vij në Top. ‘Qesh mirë kush qesh i fundit’ ishte një rikthim pas pauzës që bëra pas largimit nga ‘Portokalli’ por e quaj veten se jam ende në shtëpi. Nëse do vija prapë mos shpenzo për fishekzjarre. Bëj pauza sepse lodhem dhe për t’i kushtuar vëmendje gjërave që i kam lënë pasdore, televizioni të kushtëzon.”- deklaroi Xhemi.

 

Më pas, Isli Islami e vendosi përballë një zgjedhje të vështirë mes “Wake UP”, “Për’puthen”, “Dancing With the stars” dhe një talk-show- cilin prej tyre do donte Xhemi të moderonte? Dëshira e saj nuk ishte asnjë nga alternativat. Pa hezitim Xhemi përmendi ‘Portokalli’, për të cilën edhe më parë ka thënë se është eksperienca e saj më e veçantë. “Për momentin jam shumë mirë, nuk dua asgjë. Por tanimë e di çfarë dua dhe ku do e gjeja veten dhe nëse do më ofrohej diçka e tillë do thoja ‘Pse jo’. Do zgjedhja ‘Portokallinë’ patjetër.”– tha prezantuesja.

 

Xhemi portretizohet si një figurë paqësore që nuk është bërë pjesë e skandaleve apo sherreve publike, por nëse doni të dini me cilët nuk shkon mirë mjaft të gërmoni në Instagramin e saj. “Nuk shkoj mirë me njerëzit me të cilët kam punuar dhe nuk punoj dhe nuk do punoj më, që nuk i kam në Instagram. Kushdo mund t’i shoh. Njerëzit që kam punuar dhe nuk i kam më nuk do punoj në të ardhmen, nuk do i kem as miq. Më kanë bërë të ndihem keq dhe jam në një pikë kur nuk bëj më kompromise.” -tregoi ajo.

 

Bashkëpunëtori i saj i preferuar mbetet Salsano Rrapi me të cilin Xhemi gëzon një raport të veçantë edhe jashtë ekranit. “Me Salsanon nuk kam qenë shumë mirë që në fillim. Kam krijuar me kohën një marrëdhënië të shkëlqyer. Kuptohemi në ajër dhe kjo vjen falë periudhës së gjatë që kemi punuar por edhe kemi qëndruar jashtë punës. Ai është i pari i çdo liste bashkëpunëtorësh.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...