“Mitrush Kuteli ndërtoi një dhomë brenda Bankës së Shqipërisë dhe fsheu ar”, i biri e zbulon për herë të parë

Pandeli Pasko Kuteli është djali i shkrimtarit të njohur shqiptar, Mitrush Kuteli. Ai është me profesion agronom dhe ka zhvilluar karrierën e tij. Ndonëse jeton në Itali, vjen herë pas here në Shqipëri, ku kontribuon dhe për bujqësinë.

 

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Kuteli foli lidhur me këtë fushë dhe se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për ta zhvilluar më tej këtë fushë.

“Unë jam agronom, bujk. Unë vazhdimisht kam ardhur në Shqipëri për projekte me bujqësinë. Të paktën një herë në tre javë kam ardhur nga Roma.

 

Përpara dy javësh është mbajtur një panair në Lushnje dhe më pas një konferencë. Por kishte edhe shumë zëra nga specialist zvicerian si ta ndihmojmë Shqipërinë. Aty propozova dhe një ide lidhur me ligjin që është vendosur. Edhe thash a mund ta ndërrojmë, është momenti për ndryshim”, u shpreh ndër të tjera ai.

 

Më tej, Pandeli Pasko Kuteli foli dhe për babai e tij, rolin në Bankën e Shqipërisë dhe punën si përkthyes e shkrimtar.

 

“Nuk ka qenë guvernator Kuteli, po ka qenë konsulent i bankës, por kishte rolin e guvernatorit. Gjithçka shkonte mirë derisa Gjermani filloi të shtrëngonte kërkesat, atëherë Pashku filloi kundërshtimet e tij dhe nuk lejoi përdorimin e markave të pushtimit ndaj gjermanit. Nuk lejoi përdorimin e markave të pushtimit. Në librat e ekonomisë se te babai vinin shumë njerëz dhe i përkthente, unë e kam para babain si një njëri aktiv, njëri i humorit, jo ashtu siç e përshkruante ndonjë të strukur. Ai ishte energji e gjallë dhe për këtë rast i jepet merita lëvizjes punëtore për markat e pushtimit që nuk u hodhën në treg. Ishte mendja e Pashkut. Dalin të vërtetat për çfarë përshkruan Kuteli te ditari i bankës, për të shpëtuar arin shqiptar.

 

Në një informacion të vonë që kam pasur nga familja Pasko, sepse ishte Pasko Milo, djali i xhaxhait të babait. Babai seç kishte fshehur në një dhomë brenda në bankë një pjesë ari, në një dhomë të mbyllur që kishte ndërtuar me muratorë nga Mokra. Ky si informacion është hera e parë që e jap, po më vjen nga Gjon Pasko. Të gjitha ishin për t’ia dorëzuar shtetit të ashpër shqiptar”, tha ai.

TE TJERA

spot_img