“Lajmin e keq e them unë”, Rama: Nëse nuk përmbushni detyrimet financiare, bashkitë do të merren në administrim nga qeveria

Në fjalimin e tij në mbledhjen e krybashkiakëve në Pallatin e Kongreseve,

kryeministri Edi Rama paralajmëroi kryetarët e bashkive se nëse nuk përmbushin detyrimet financiare, qeveria do të marrë bashkitë në administrim.

“Lajmin e keq ma lënë mua gjithmonë, një gjë që ministrja nuk e tha është që ne do të marrim masa, në bazë të mos përmbushjes së detyrimeve financiare, në raport me disiplinën financiare. Siç bën gjithë bota.

Duke marrë bashkinë në administrim, kur ato shkojnë në kolaps dhe kur situata financiare bëhet një gropë që nuk mbushet dot më, duke bërë sikur nuk e sheh. Nga ana tjetër, siç bëmë me pastrimin, do të bëjmë edhe me disiplinën buxhetore, njësoj. Nuk do të kalojnë buxhete në këshillat bashkiak.

Nuk po kërkojmë një gjë që nuk bëhet, apo që do krijojë dhimbje të papërballueshme. E fundit që kam është kjo, nuk është e mundur të justifikohet një sjellje papërgjegjshmërie me detyrën dhe me detyrimet që ka bashkia, duke mbyllur sytë dhe mos mbledhur detyrimet që kanë njerëzit si konsumatorë të ujit dhe të çdo shërbimi. Taksa e pasurisë është taksa më e rëndësishme bashkiake në të gjithë globin.

Te ne është taksa më e shpërfillur dhe pastaj natyrisht që nuk ka mjaftueshmërisht fonde për gjërat që ju doni. Nga diku ato fonde dalin. Nuk mund të taksohet njësoj pasuria e një familjeje që jeton me të ardhura mesatare me shtëpinë e dytë e të tretë të një familjeje tjetër.

Dhe jo vetëm kaq, por këto nuk mblidhen. Pra mesazhi i këtij takimi është mundësi financiare, përgjegjshmëri më e lartë, burime të reja financiare”, tha Rama.

TE TJERA

spot_img