Jeton me gjarprin 1 metër në shtëpi, Anisa nga Tirana: Ishte dashuri me shikim të parë

Kishte dy maçokë dhe një qen, por Anisa Kostani vendosi të merrte dhe një gjarpër në shtëpi. Që e vogël i kishte dashur këta zvarranikë dhe erdhi momenti.

 

Ka dy muaj që shtëpinë e saj jeton me “Pradën”, gjarprin i cili thotë se i ngjan me karakterin e saj të akullt, dhe “nuk sulmon asnjëherë nëse nuk ndihet i kërcënuar”.

 

Anisa ishte e ftuar sot në “Ditë e Re” në RTV Ora dhe iu përgjigj pyetjeve kureshtare të moderatorëve. Në fakt pyetjet dhe përgjigjet janë interesante për të gjithë ata të cilët e kanë frikë, hezitojnë apo dhe që u ka shkuar në mendje të marrin një gjarpër në shtëpi por kanë hezituar.

 

Si e ka emrin? Boa Prada. Eshtë 9 muajsh. Sa është i gjatë? Tani është 1 metra por shkon deri në 2.5 metra pasi është mashkull, ndërkohë që gjarpërinjtë femër mund të shkojnë deri në 3 metra e më shumë.

 

Ke kafshë të tjera në shtëpi? Dy maçokë dhe një qen. Gjarpërinjtë i kam pasur gjithmonë qejf. Ke frikë? Boa është një gjarpër jo helmues. Nuk ia kam hequr dhëmbët sepse me to ai ushqehet. Nuk e kafshon, prenë e mbyt.

 

Si re në gjurmët e një dyqani që shiste gjarpërinj? Një mikeshë më lajmëroi se në një dyqan ku shiteshin kafshë kishin sjellë gjarpërinj. Kisha parë dhe gjarpërinj në Maqedoni por me “Prada” ishte dashuri me shikim të parë. Kam dy muaj që e kam marrë. Nuk më ka sulmuar asnjëherë. Ky është albin boa. Ka zënë shumë ambient në shtëpi? I është shtuar estetika shtëpisë, ka guvën e vet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...