“Do të marr masa”/ Adelina Tahiri sqaron njëherë e mirë deklaratën që trazoi rrjetin, ja e vërteta

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, prej vitesh tashmë nuk merret me muzikë dhe ka vendosur t’i dedikohet familjes së saj. Ajo prej kohësh është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.

 

Një deklaratë e fortë qarkulloi në rrjet ku thuhej se Adelina ishte shprehur se arsyeja përse e mori burrin nga Maqedonia ishte sepse shqiptarët janë të prapambetur. Mirëpo pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i këngëtares.

 

Në një prononcim për “Iconstyle.al”, artistja është shprehur mjaft e shqetësuar për deklaratën ku ka bërë me dije se ato fjalë nuk janë thënë prej saj. Tahiri e ka hedhur komplet poshtë këtë lajm dhe është shprehur se do të marrë masa.

 

Sipas saj ajo nuk ka menduar kurrë këtë gjë dhe shtoi se në vendlindjen e saj në Shkup i vret shumë pjesa e patriotizmit dhe se është prekur shumë.

 

“Unë jetoj në një vend ku akoma politika dhe njerëzit janë shumë të ndezur ndaj këtyre temave dhe mund të irritojnë. Unë do marr masa…Unë kurrë në jetë nuk e kam menduar këtë gjë kur unë kam një baba që është shqiptar, një vëlla shqiptar dhe unë vetë jam shqiptare dhe kam një fëmijë që është gjysmë shqiptar”, tha ajo për Iconstyle.al.

 

“Unë jetoj në Shkup dhe atyre iu dhemb shumë pjesa e patriotizmit. Në fakt, disa gjëra i përjetoj shumë keq… Madje, djali im lëviz me sigurimin dhe prandaj u preka, sepse kurrë në jetë nuk e kam thënë atë deklaratë…”, shtoi këngëtarja.

TE TJERA

spot_img