“Çudit moti diten e sotme” stuhia vjen në Shqipëri, ja zonat që do të preken

Në këto çaste në Mal të Zi dhe Serbinë jugperëndimore janë krijuar disa stuhi të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe në orët e ardhshme gradualisht pritet të formohen edhe në Kosovë, veri dhe lindje të Shqipërisë si dhe në Maqedoninë Veriore.

 

Vranësirat dhe disa rrebeshe veçse kanë arritur në veri veriperëndim të Kosoves.

 

Pasdite pritet destabilizim i atmosferës dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë duke mos përjashtuar mundësinë e ndonjë stuhie apo shtrëngate të fuqishme të izoluar me breshër.

 

Reshjet nuk do të përfshijnë tërë territorin, por vende-vende mund të ketë reshje intensive. Stabilizim gradual të motit presim nga orët e vonshme të pasdites ose mbrëmjes.

 

Nga nesër na pret mot kryesisht stabil dhe me rritje të vazhdueshme të temperaturave. Vala e parë e fuqishme e nxehtësisë afrikane sipas të gjitha gjasave na pret javen e re diku kah fundi i javes.

TE TJERA

spot_img