Covidi iku e u harrua por Komiteti i Ekspertëve vazhdon të mblidhet e të merret me masat…

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka zhvilluar mbledhjen e sotme lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Mira Rakacolli në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve njoftoi heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave dhe se gjithashtu lejohet muzika pas orës 23:00 dhe lejimi i klubeve të natës.

 

Megjithatë, gjatë gjithë kësaj kohe në Shqipëri nuk ishin zbatuar këto rregulla. Maska nuk mbahej në asnjë ambient, ndërsa muzika ka vazhduar në klube të ndryshme te nates edhe pas orës 23:00 dhe madje ne ambjente te mbyllura…

 

Gjithashtu u vendos që nga data 1 maj çdo qytetar mund të hyjë në Shqipëri pa certifikatë vaksinimi, pra nuk do të kërkohet më Green Pass për lëvizjen e qytetarëve.

 

Ndërkohë gjatë fjalës së saj Silva Bino tha se tek moshat e reja është vënë re një mbulesë e ulët vaksinale, dhe kjo sjell edhe vaksinimin në rang vendi.

 

Gjithashtu Bino tha se Shqipëria vendi i dytë në rajon për administrimin e dozave. “Kemi akoma qarkullim të shtamit Ba1, Ba2. Shtamet e Covid-19 po pësojnë mutacione të vazhdueshme, ndaj risku mbetet aktual, pavarësisht uljes së rasteve”, tha Bino.

 

“Në Shqipëri kanë ardhur rreth 3 milionë doza të vaksinës, vaksina më e përdorur në vend është vaksina Pfizer. Në kemi një mbulesë me një dozë rreth mbi 50 %. Mund të themi se rreth gjysma e popullatës është vaksinuar me vaksinën kundër COVID”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

‘Pse moj zonja injorante’! Sindi e ‘Për’puthen’ i kthehet rëndë ndjekëses

Ajo mori vëmendje te “Për’puthen” dhe u komentua shumë...

Kush valle? Rovena Stefa publikon pamje me prindërit nga vila që ka blerë në Kosovë

Këngëtarja Rovena Stefa, kohët e fundit i ka befasuar...

(Foto) Lori Hoxha tregon pamjet se si duket shtëpia e ‘Big Brother Vip’, ja kur nis

Teksa të gjithë presin që të fillojë “Big Brother...