Çmendet moti, vala tropikale afrikane rikthehet fuqishëm, ja sa pritet të zgjasë

Vala e fortë tropikale afrikane ka përfshirë Spanjën dhe pjesë të Frances duke rritur temperaturat deri në 40 gradë Celsius, madje temperatura ka arritur deri në 45 gradë Celsius lokalisht.

 

Kjo valë nxehtësie pritet të arrijë kulmin gjatë dy ose tre ditëve të ardhshme ku temperaturat në Paris mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, ndërsa lokalisht deri në 45 gradë Celsius.

 

Edhe Anglia juglindore pritet të preket nga kjo valë nxehtësie por vetëm shkurtimisht temperatura mund të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

 

Vala e nxehtësisë do të përfshijë edhe Gjermaninë dhe disa vise të tjera të Evropes, por vetëm shkurtimisht ngase nuk pritet të zgjasë shumë.

 

Edhe Italia po ashtu pritet të përfshihet nga i nxehti afrikan, ndërsa në rajonin tonë temperaturat do të rriten gjatë javes së re duke arritur afërsisht deri në 35 gradë Celsius, me mundësi për rrebeshe kalimtare shiu dhe ulje krejt të përkohshme të temperaturave të martën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...