U kujtuan dhe u penduan pas 30 vitesh, hajdutët në Shqipëri rikthejnë këmbanat në kisha, ja në cilin vend…

Në 1992, këmbana e Kishës së Shën Kollit në Rehovë u vodh dhe asnjëherë më pas nuk u gjend.

 

Ditët e fundit është duke u ndërtuar kisha e Shën Thanasit, në të njëjtin fshat, ndërkohë që para pak ditësh punëtorët kanë gjetur pikërisht këmbanën e vjedhur para 30 vitesh.

 

Njëkohësisht, “të penduarit” kanë kthyer edhe këmbanën e Kishës së Shën Mërisë, kishë kjo në Gostivisht. Të dyja janë lënë në mes të Kishës së Shën Thanasit, që po ndërtohet gjatë rrugës së Rehovës.

 

Kisha e Shën Thanasit (Voskopojë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopoje, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri.

 

Kisha mbaroi së ndertuari me 1721.Ajo është e tipit bazilikë trenefeshe dhe ndodhet në pjesën verilindore të Voskopojës, te lagjia e Akamnelit. Kisha ka dy kupola mbi tambur me qemere dhe kalota sferike të mbështetura mbi dy pilastra dhe tetë shtylla.

 

Permasat e tri nefeve janë 19 m x 10.50 m x 8 m, kurse lartësia e kupolave dhe nefit shkon ne 9m. Absida është e dekoruar së jashtmi nga shtatë harqe të verbëra dhe dy të tjera anësore në të dy krahët ,që kurorëzojne dy dritare të vogla.

 

Hajati është 18.90 m I gjatë dhe 2.85 m i gjerë, i perkufizuar nga 6 arkada të mbështetura nv 5 shtylla dhe dy kapitele. Tani kisha shërben si kishë për varrezat e Voskopojës. Ikonat e kishës janë vjedhur 5 herë në vitet 1990-2010. Vjedhja më e fundit ishte për ikona të pikturuara në vitin 1724.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...