“Skandaloz”- Prezantuesja shqiptare i kërkon fjalje publike ‘mashkullit misterioz’: Deri dje isha ai që vlerësoje me…

Moderatorja Kiara Tito është përfolur shpesh në mediat rozë për jetën e saj private dhe për romancën me këngëtarin Butrin Imeri.

 

Ajo vijon të jetë aktive në rrjetet sociale, megjithatë nuk ndan shpesh detaje nga jeta e saj personale. Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku një fans i saj i shkruan:

 

“Skandaloz është injorimi jot Kiara Tito ndaj meje. Deri dje isha djali që vlerësoje me like e komente e tani…”

 

Moderatorja duke qeshur i përgjigjet djalit misterioz duke shkruar:

 

“Më fal publikisht”

 

Kohë më parë moderatorja deklaroi se është penduar për lidhjet që ka pasur pa dhënë detaje se për kë bëhet fjalë.

 

Po ashtu, ajo ka folur edhe për fragmentin kur puthi Butrintin në faqe gjatë emisionit duke u shprehur se kjo puthje i solli një rritje të ndjeshme të ndjekësve të saj në rrjetet sociale dhe i ndryshoi karrierën e saj për mirë.

 

“Që nga ky momenti i kësaj puthjes që dhashë pata një ndryshim të madh nga rrjete sociale, pata një rritje të ndjekësve. Ishte komplet rastësore, por edhe emisioni eci mirë. Mund të them që ka qenë një moment që më ka ndikuar për mirë edhe në vazhdimësi të gjërave të mia.”- tregoi ajo.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...