Opaaa, moti merr kthesën e papritur, meteorologia parashikon si pritet të jetë koha në ditët në vijim

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një rritje të lehtë të temperaturave ku temperatura minimale është shënuar 11 gradë në zonat malore. Në zonat e ulëta dhe bregdetare termometri i mëngjesit të sotëm ka shënuar nga 18-22°C.

 

Sipas meteorologes Lajda Porja, rritja e temperaturave do të vijojë më e ndjeshme kryesisht në orët e mesditës, në zonat e ulëta dhe diçka më pak në bregdet.

 

“Edhe zonat malore veri-lindore do të kenë një rritje të ndjeshme të vlerave termike. Presim 27 gradë celcius në zonat malore në veri-lindje, diçka më freskët paraqitet jug-lindja.

 

Pasi do të ketë vranësira në pjesën e dytë të ditës dhe prezencë të momenteve të shkurtra me reshje të papërfillshme.

 

Temperatura maksimale në rang territori pritet të ngjitet 34°C, një mesditë mjaft e nxehtë kjo në të gjithë territorin shqiptarë.”, parashikon ajo.

 

Meteorologia Tanja Porja tregon se nga sot dhe deri në fundjavë kemi luhatje me më pak se 1°C nga dita në ditë, si në vlerat e mëngjesit ashtu edhe në vlerat e mesditës.

 

“Vlen të theksohet se nëse sot jemi në kushtet e motit me diell në gjithë territorin shqiptar dhe presim vetëm vranësira të pakta dhe lokale, dita e nesërme do të sjell fuqizim të vranësirave në të gjithë territorin. Por reshjet do të jenë të fokusuara në veri dhe zonat lindore gjatë ditës së nesërme.

 

Ndërsa të shtunën ky sistem me vranësira do të shfaqet në lindje dhe jug-lindje të territorit shqiptarë. Ditën e diel dhe e hëna dhe për disa ditë me rradhe, presim kryesisht kthjellime dhe mund të shijoni pa u shqetësuar bregdetin.”, parashikon Porja.

TE TJERA

spot_img