“Nuk e di nëse ky personi punon!” Olsa e Për’puthen ironi me Nevina Shtyllën dhe Olti Currin. Çfarë ndodhi mes tyre…?

Temperaturat janë rritur shumë së fundmi, por situatat në showbizin shqiptar janë edhe më të nxehta pasi një përplasje e re duket se ka nisur.

 

Autorja e “Për’puthen” Olsa Muhameti ka ironizuar së fundmi dy ish-bashkëpunëtorët e saj Olti Currin dhe Nevina Shtyllën. E ftuar në “Goca dhe Gra” Olsa u pyet nëse në vilën e meshkujve, do ta tundonte më shumë një bisedë me Arjan Konomin apo Olti Currin. Ajo zgjodhi atë të parin teksa për blogerin u shpreh se nuk punon dhe se merret me llafe.

 

“Padyshim që do më joshte dhe do të më pëlqente një bisedë me Arjan Konomin, sepse është njeri që punon, nuk e di nëse ky personi (Olti Curri) punon apo jo. Nëse nuk punon nuk ke të drejtë të komentosh të tjerët”- u shpreh ajo.

 

Sakaq, pyetjes së në “Kepin e Tundimeve” si konkurrente, do të tundohej për të qëndruar me Bora Zemanin apo Nevina Shtyllën, ajo iu përgjigj duke thënë: “Unë mendoj që ti në jetë merr atë që kërkon, kështu që patjetër me Bora Zemanin!”

 

Kujtojmë se Nevina dhe Olti kanë qenë të dy pjesë e edicionit të parë të programit të dashurisë, Olti si opinionist kurse Nevina si moderatore. Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe Olsës por dukshëm nuk janë ndarë në paqe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...