Nëse keni pasur një Iphone në 2017 mund të përfitoni qindra paund!

Çdo person që ka pasur një Iphone në 2017 mund të marrë një shpërblim të majmë, nëse nisma e një qytetari do të shkojë sipas kërkesës ligjore që ai ka ngritur.

 

Justin Gutmann ka akuzuar gjigantin e teknologjisë për ngadalësimin e performancës së celularëve iPhone, një proces i njohur si “mbytje”. Gutmann ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Apelit të Konkurrencës duke kërkuar dëmshpërblim prej rreth 768 milionë £ për gati 25 milionë përdorues në Mbretërinë e Bashkuar të një sërë modelesh të vjetër iPhone.

 

Ai pretendon se Apple i mashtronte përdoruesit mbi incidentin duke i shtyrë ata të shkarkonin përditësimet e softuerit, për të cilin thuhej se do të përmirësonte performancën e disa pajisjeve, por në fakt, i ngadalësoi ato.

 

Gutmann tha se informacioni rreth këtij procesi nuk ishte përfshirë në përshkrimin e përditësimit të softuerit në atë kohë dhe nuk thuhej aspak që përditësimi do të ngadalësonte pajisjen e një përdoruesi.

 

Ai pretendon se Apple prezantoi këtë mjet për të maskuar faktin se bateritë e iPhone nuk ishin në gjendje të përballonin kërkesat e reja të përpunimit të iOS dhe se në vend që të rikthejë produktet ose të zëvendësojë bateritë, kompania në vend të kësaj i shtyu përdoruesit të shkarkojnë përditësimet e softuerit.

TE TJERA

spot_img