Mbi 900 penalizime/ Policia rrugore ne nje jave, grin ne gjoba shoferet…

Policia rrugore e Shkodrës njofton se gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve,

janë kapur 3 shtetas që drejtonin automjetet, në mënyrë të parregullt, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu janë pezulluar 13 leje drejtimi, nga këto 8 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 5 leje drejtimi për drejtim mjetit nën efektin e alkoolit. Po ashtu nga shërbimet e Policisë Rrugore,

gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 933 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 204 masa administrative për parakalime të gabuara;

• 92 masë administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.
• 43 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;

• 11 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
• 30 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;

• 162 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 391 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës. Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

‘Pse moj zonja injorante’! Sindi e ‘Për’puthen’ i kthehet rëndë ndjekëses

Ajo mori vëmendje te “Për’puthen” dhe u komentua shumë...

Kush valle? Rovena Stefa publikon pamje me prindërit nga vila që ka blerë në Kosovë

Këngëtarja Rovena Stefa, kohët e fundit i ka befasuar...

(Foto) Lori Hoxha tregon pamjet se si duket shtëpia e ‘Big Brother Vip’, ja kur nis

Teksa të gjithë presin që të fillojë “Big Brother...