Keni planifikuar pushimet e kësaj fundjave? Njihuni me motin, shi, stuhi, breshër dhe… diell

Temperaturat në Shqipëri do të vijojnë të mbeten normale për stinën edhe përgjatë kësaj fundjave ku nuk pritet të shkojnë më shumë se 34 gradë celcius, që janë temperatura lehtësisht mbi mesataren shumë vjeçare.

 

Sinoptikanët parashikojnë që i nxehti afrikan që ka “pushtuar” Europën nuk do të prekë drejt për drejtë Shqipërinë. Gjithashtu sipas tyre të shtunën dhe të dielën nuk do të mungojnë as stuhitë e breshërit në zonat malore në juglindje të vendit.

 

Ndërkohë që fundi i muajit qershor pritet të sjellë një rritje graduale të temperaturave sa i përket vlerave të larta, të cilat parashikohen të shkojnë deri në 38 gradë celcius.

 

Sinoptikania Lajda Porja, ka njoftuar se tashmë ndodhemi në kushtet e një klime si në pranverë, ku lagështira në ajër është mëse e pranishme.

 

Këtë javë në vendin tonë do të jetë një mot me kalime të ndjeshme vranësirash, rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante.

 

Porja gjithashtu bëri me dije se ka një rënie të temperaturave, deri në vlerën 31 gradë C. Ajo paralajmëron rrebeshe në zonat juglindore, kryesisht në qarkun e Korçës, duke thënë se do të jenë në rrezik tokat e mbjella.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...