Ish-kryebashkiaku i PS që u kap në Itali me 20 kile “miell” në vazo lulesh: Nuk kam lidhje fare, jam i pastër…

Agim Kajmaku bashkë me nipin e tij kanë reaguar, duke mohuar çdo fakt që i përfshin ata me “miellin e bardhë” të gjetur në biznesin e tyre në Itali pak ditë më parë.

 

Kajmaku vazhdon të thotë se nuk ka lidhje me 18.8 kg të gjetur në fidanishten e tij. Abcneës.al, mëson se të hënën pakot me ko.kai në të kapur nga karabinierët e San Benedettos në një fidanishte në Grottammare do të dërgohen në Ankona për t’u analizuar.

 

Ndërkohë hetuesit vijojnë hetimet për të konstatuar se si ka mbërritur në fidanishte 18.8 kilogramë të cilët ishin fshehur në vazot e bimëve që ishin blerë nga fidanishtja shqiptare.

 

Agim Kajmaku, ish kreu i bashkisë së Vorës, pronar i një fidanishteje në këtë zonë, jeton me familjen në Monterubbiano, ndërsa nipi i tij jeton në Terra delle Aquile, ku punon si kopshtar.

 

Abcnews.al, mëson se sipas dëshmisë së tyre, ata shkuan për të blerë bimë në disa fidanishte të zonës dhe i mblodhën në atë të Grottammare, ku duhej të ngarkoheshin.

 

Karabinierët identifikuan Kajmakun dhe nipin e tij që ndodheshin në afërsi të fidanishtes me një furgon. Të pastra ishin edhe banesat përkatëse të xhaxha e nip, të cilët vazhdimisht përsërisin se nuk di asgjë për atë që u gjet në vazo.

TE TJERA

spot_img