Edona Bilali ndan super lajmin per Shkodren…

Me ane te nje postimi ne rrjetet sociale deputetja e Shkodres Edina Bilali ka ndare nje super lajm. Bilali ben me dije se hyrja e qytetit tone do ti nenshtrohet rikualifikimit. Ja si e pershkruan ajo ne postimin e saj kete lajm te mire per te gjithe shkodranet.

Nuk mund të rri më gjatë pa ndarë një super lajm 🙈 📣 që prek direkt apo indirekt çdo banor të Shkodrës 👀.

Me mbështetjen e plotë të Kryeministrit 🙌, kam kohë që punoj për të shtyrë 🗣️ institucionet e linjës dhe aktorët përkatës për të bërë realitet projektin e rikualifikimit të hyrjes së Shkodrës 🤩.

Për ta përmbledhur, përpjekja ka nisur që pas fushatës pas shpalosjes së vizionit të Kryeministrit për të transformuar qytetin 🤝, në takimet e para disa muajve me drejtorin e FSHZH për të prioritizuar disa projekte me impakt të madh për Shkodrën 👏, e deri sot në takimin me Jesus dhe Taulantin nga studio e famshme Casanova Hernandes e cila mban firmën e xhevahirëve arkitekturore në Shkodër si sheshi i Shirokës 💫 apo Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi 📸.

Ajo çfarë pashë sot është koncepti i plotë i cili sigurisht do të dojë kohën e vet për tu zhvilluar dhe zbatimi do të bëhet me faza 🔜 por çdo copëz që do të preket do ti sjellë Shkodrës vlerë të shtuar prone, më shumë të ardhura e më shumë mjedise rekreacioni për fëmijët e të rinjtë.

Tashmë fillon një rrugëtim që padyshim është projekti më madhor 💪 i këtij mandati për Shkodrën 🏙️.

E kam thënë që në fillim të këtij rrugëtimi që sfidën për tju bashkuar politikës e kam pranuar për të kthyer Shkodrën në majë 🔝 dhe ditë si këto janë motivimi më i madh për të vijuar në këtë linjë 🙏.

#edonashkodren #tanebashke #psshkoder

TE TJERA

spot_img