Berisha e Meta shkojnë deri në Azerbajxhan për të darkuar me… njëri-tjetrin

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë qenë këtë të enjte në Azerbajxhan, ku kanë marrë pjesë në një forum në të cilin mund të shkonte kushdo, mjafton të aplikonte.

Ata e shitën si ndonjë takim të rëndësishëm, për të treguar se nuk janë të izoluar.

Por kjo foto i përgënjeshtron.

Aq mediokre ka qenë prezenca, sa ata janë detyruar të hanë darkë me njëri-tjetrin, nën prezencën e profesor Mondit dhe Blushit të Metës.

Ndërsa Floriana iu bënte foton, e cila ka mbërritur deri në Tiranë.

Pra shkuan deri në Baku për të ngrënë një darkë me njëri-tjetrin, ndërsa në Tiranë e shitën si një pjesmarrje në një konferencë të rëndësishme.

TE TJERA

spot_img