Asgjë nuk ishte rastësore, ja ç’mesazh fshihej pas këpucëve që veshi lady Diana ditën e dasmës

Më 29 korrik 1981, sytë e miliona anglezëve dhe jo vetëm, ishin të përqendruar te dasma e shekullit e princit Charles dhe Diana Spencer.

Njëzetvjeçarja, e cila shumë shpejt u bë një nga figurat më të dashura të familjes mbretërore, mbarte mbi vete atë ditë jo vetëm peshën e një jete të re, por edhe presionin e të dukurit një princeshë e vërtetë.

Fustani i saj i bardhë, i plotësuar me një vello dantelle gati 7 metra e gjatë, i ngjante një ujëvare të vërtetë flluskuese me tafta të buta fildishi dhe vazhdon të komentohet edhe sot.

Megjithatë, ka diçka për atë ditë për të cilën flitet rrallë, këpucët e nuses. Duke qenë se Diana ishte më e gjatë se vetë princi Charles, nuk mund të mbante taka atë ditë. Kjo është arsyeja pse vendosi të përdorte një palë këpucë të sheshta, të cilat mbajnë firmën e Clive Shilton.

Pas gjashtë muajsh bisedime, princeshë Diana zgjodhi një palë këpucë mëndafshi me majë, të qëndisura me 542 temina dhe 132 perla për t’iu përshtatur fustanit. Për të shmangur çdo incident të mundshëm, Shilton u vendosi edhe thembra speciale, të bëra me një lëkurë të veçantë që nuk rrëshqiste.

Për më tepër, Diana, e cila në atë kohë besonte shumë në lidhjen me Charles, i kërkoi dizajnuesit të shkruante në këpucë një mesazh të padukshëm dashurie: dy inicialet “C” dhe “D” të pikturuara pak poshtë thembrës, me një zemër në mes. Fatkeqësisht, kjo nuk funksionoi./Burimi “MARIE CLAIRE”

TE TJERA

spot_img