Tjetër mashtrim nga shqiptari i Kosovës/ I merr 100 EURO qytetarit që e ndihmoi dhe s’ia …

Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA, postoi rastin e një shqiptari nga Kosova, i cili kishte mashtruar një qytetar në autostradën e Vlorës.

 

Ky i fundit i kishte dhënë shqiptarit nga Kosova 50 mijë lekë, pasi ai po ankohej për një problem shëndetësor. Por ky ishte një mashtrim, pasi shtetasi nga Kosova nuk i hapi më numrin e telefonit dhe i bëri bllok.

 

Mirëpo, mesa duket kjo qenka një skemë e shqiptarit, që thotë se është nga Kosova. Po i njëjti denoncim ka mbërritur nga një qytetar tjetër. Siç shprehet denoncuesi, i ka dhënë 100 euro, shqiptarit të Kosovës, pasi ky i fundit e kishte gënjyer se kishte bërë aksident. Pas disa ditësh dy personat komunuikojnë, por mashtruesi ankohet se është i sëmurë dhe nuk ja kthen paratë.

 

Qytetari bën thirrje që personat e tjerë të mos bien pre e kësaj skeme. Mashtruesi është i njëjtë, pasi edhe numri i telefonit është njësoj.

 

Denoncimi:

pershendetje joq .. lidhur me rastin qe keni publikuar me kosovarin qe I ka mar leket dikujt ne vlore dhe nuk ja ka kthyer me ka ndodhur dhe mua .. me ka ndaluar ne borsh dhe me ka then per ta cuar DER ne himare se kishte ber aksident me makinen e tij .. e Kam mare e Kam cuar DER ne vlore pastaj me ka kerkuar 200 milek te vjeta . nuk Kam pas aq Po I Kam dhen 100 euro me iden se do mi kthej prap ..

 

se mendova te gjithve mund te na ndodhi kjo gje prandaj ja Kam dhene .. Tani nuk me hap tel me ka ber bllok .. publikojeni dhe anonim ju lutem. Po eshte per TU ndar sepse mund te mashtroj dhe ndonje njeri tjeter .. UN per vete do shkoj te bej denoncim

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...