Shqiptari mbjell 137 hektarë drithëra… Mesa duket s’kemi më nevojë as për Rusinë as për botën…!

“Pothuajse se gjysmën e fshatit e kam mbjellë unë më vëllanë, pjesën tjetër fshatarët. Banorët e zonës kanë ikur pasi nuk ia kanë dalë dot me bujqësinë”.Erlin Lala, nga fshati Jubë i Durrësit, ndërkohë ia doli.

 

Vetëm me vëllain e tij ka mbjelle dhe kultivuar drithëra në 137 hektarë tokë. “Nga të cilat 55 ha janë grurë, 65 ha misër, 5 ha fasule dhe pjesën tjetër jonxhë”, thotë Lala.Ndryshe nga moshatarët e tij, Erlini thotë se puna që di të bëjë më mire, është të punojë tokën.

 

Edhe pse studimet i ka përfunduar për informatike ekonomike, 29-vjeçari thotë se kompjuterin nuk e ka ndezur kurrë, pasi që në vogëli pasioni i tij ka qenë bujqësia. Ndonëse i ri, fermeri që mbjell gjysmën e fshatit me grurë dhe misër, thotë se pasioni i tij është dhe patriotik.

 

Sipas Erlinit, Shqipëria i ka potencialet bujqësore që të fitojë pavarësinë nga gruri i rus. “Të hamë bukë shqiptare duhet filluar nga infrastruktura duke rregulluar rrugët dhe kanalet kulluese atëherë nuk do të mbesë asnjë copë toke pa mbjellë. Dhe nuk do të kemi nevojë as për Serbinë dhe as për Rusinë”.Përveç rrugës, buka do të prodhohej me miell shqiptar nëse mundi i fermerit të drithërave nuk do të vlerësohej kaq pak nga tregtarët e mëdhenj.

 

“Vitin që kaloi, ne e kemi shitur grurin me 33 për kuintal, 300 mijë lekë për ton te pikat e grumbullimit. Me kostot që kemi sivjet për dynym shkojnë diku te 210 mijë lekë të vjetra. Nëse gruri shitet këtë vit nën 55 lekë ne si fermerë jemi të falimentuar”.Pavarësisht luftës, gruri nga Rusia e largët ende kushton më lirë se gruri që kultivon Erlini në Durrës. Putini mund të jetë diktator, por fermerin rus e subvencionon dy herë për të njëjtën kulturë.

 

Fermerët tanë mbjellin gjithnjë e më pak drithëra, për pasojë vendi ynë furnizohet me grurin nga Rusia, Ukraina dhe Serbia. Varësia mdaj importit në këtë kohë lufte, na mësoi domosdoshmërinë e kësaj kulture bujqësore. Që fushat me grurë të shtohen, është koha që Ministria e Bujqesisë ta subvencionojë fermerin edhe për sipërfaqen e mbjellë, kështu edhe konsumatorit buka do t’i kushtojë më lirë se sot.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...