Ndryshon ligji/ Qeveria ‘mësyn’ bizneset. Gjoba kush kapet me shkelje! Kush denoncon merr shpërblim dhe mbrohen nga shteti

Ndryshon ligji për inspektimet në punë/ Gjobë pa paralajmërim bizneseve që kapen me shkelje! Punonjësit që denoncojnë marrin shpërblim dhe mbrohen nga shteti

 

Pas skandalit të publikimit të pagave, qeveria shqiptare po përgatitet të ndërmarrë një fushatë të re për të kontrolluar pagat në bizneset e mëdha. Projekti i qeverisë ka si qëllim që nëpërmjet masave shtrënguese të ulë evazionin tatimor. Vetë qeveria e pranon se propozimi vjen si nevojë e situatës reale dhe faktike të mosdeklarimit të punonjësve si dhe fshehjes së pagës reale tek biznesi i madh, pasojat e të cilit reflektohen në mosmbledhjen e të ardhurave tatimore.

 

Referuar ndryshimeve, nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të përfituar nga punëmarrësi, si rezultat i marrëdhënies së punësimit, tatimpaguesi-punëdhënës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimit tatimor dhe kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të llogaritur për gjithë periudhën që provohet se është kryer shkelja, dënohet me gjobë në masën:

 

a.200 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi dhe TVSH dhe,

 

b.100 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për të gjithë tatimpaguesit e tjerë, raporton SCANTV.

 

Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria numëron rreth 166 mijë subjekte aktive, që janë objekt inspektimi. Evidentimi i informalitetit në punësim apo i informalitetit në pagë reale, në pagesën e orëve punuar jashtë kohës normale, informaliteti të elementëve bazë të kontratës individuale etj, do të dënohen drejtpërdrejt me gjobë në vend të paralajmërimit.

TE TJERA

spot_img