Më respekto sepse jam femër…

N’ momentin që esen e titulloj kshtu, menjiher lexusi mendon që ajo lidhet me superioritetin e femnave, me faktin që femnat duket të respektohen pavarësisht gjithçkaje…Un’ jam dakort me faktin që femnat jan’ magjike, por në t’vërtet, ajo çka du me përcjell un me anë t’ksaj eseje , asht diçka krejt tjetër…

Shpeshherë, gjatë debateve n’ emisione t’ ndryshme, dëgjoj vajza të reja që mundohen me ‘’I dal zot vedit’’ duke than ‘’ jam femër, duhet të më respektosh’’. Kjo shprehje më zhyt thellë në mëndime…A asht e vërtetë kjo? A duhet të respektohet nji femën vetem se asht femen, apo duhet me pas edhe element’ t’ tjer që përbajn’ respektin kundrejt saj?

 

Si fillim, duhet t’kemi konceptin e qart’ t’ fjals respekt. N’ditët e sotme, kjo fjal’ po përdoret në shumë kuptime të ndryshme dhe në çdo lloj situatet. Përsëri po sjell një situat’ nga televizori. Aty kam dëgju, fjal’ si: ‘’Je gënjeshtare dhe e paftyr, megjithatë, ke respektin tem gjithmon’’ Ca do t’ thot kjo? E pra, e ka humb vlerën dhe dinjitetin komplet fjala respekt. N’ fjalor, ‘’respekt’’ do t’ thotë: Ndjenja e nderimit që kemi për dikë duke u nisur nga meritat ose nga cilësitë e tij. Ky asht koncepti I vetëm që duhet me pas secili prej nesh për fjalen respekt. A e dini se sa e lart asht kjo fjal? Sikur secili prej nesh t’ja dite vlerën, do t’ mendoheshim fort para se me e përdor…

 

Respekti asht pasojë…Ai asht pasoj e disa sjelljeve dhe provave që jep nji person , me anë të t’ cilave e vërteton që e meriton respektin. Sjellja, meritat, mendimet, emocionet dhe cilsit’ e nji personi jan përbërsi kryesor i fjals’ respekt. Kjo vlen për t’gjith… Për gra e për burra, për vajza e për djem, për fëmij e për te moshuar… Megjithat’ dukeqënëse un’ kyt shprehje e kam dëgju prej vajzave, jam e detyrume me përdor vetëm shembullin e tyne.

 

Për të kuptu at çka du me than, duhet ba dallimi mes figurës së gruas në përgjithsi dhe gruas si individ.Figura e grus asht nji figur’ mahnitse. Un’ kyt figur’, e imagjinoj si nji zàn’. Nji zàn t’bukur, paqsore, t’ amël fort. Ka ana tjetër, e imagjinoj edhe si nji luftëtare t’fort, t’zgjuar e që nuk dorzohet kurr. Gruaja asht magjike. Ajo sjell n’jet fmij, i rrit ata duke i rrethu me dashni e përkujdesje. Gruja asht nji nan që i jep gjith’ lezetin shpis. Gruja asht nji motër e dashtun dhe shum e përkushtume. Ajo asht nji shoqe, nji vajz me vlera. Ajo asht ma shum sesa nji njeri i thjesht. Ajo asht nji ëngjëll.

 

Gruaja si individ, asht nji tjetër koncept. Grat’ jan’ si gjith pjesa tjetër e njerzve, ndryshojn shum prej njena-tjetres. Disa jan shum’ t’ngjashme me figuren e përshkrume ma sipër dhe tregojn që me t’vërtet e meritojn respektin ton’. Por, mos t ‘harrojm se jo t’gjitha jan njisoj. Eksistojn’ gjithmon’ njerz që nuk kan qëllime t’mira e nuk jan’ pozitiv, e duke qënë se edhe grat jan’ pjes e ktyne njerzve, ka edhe shum’ gra t’tilla…Sado që mund t’jet pak e vështir me e pranu, asht e vërtet. Asht e vërtet që eksistojn femra xheloze deri në nji masë t’damshme, me qëllime t’kqija, që dojn me t’ul posht, rrencake…

 

Ne jemi t’msum me faktin se jo t ‘gjith njerzit e kan’zemren e mir, e si pasoj, jo t’gjitha grat’ e kanë zemren e mir’.

 

Duke dit kyt fakt, nuk mund t’themi që nji femën duhet t’respektohet thjesht sepse ka lind e till’ . Ajo duhet me dhan prova që asht një njeri I mir’, që nuk ka qëllime keqdashse e që e meriton titullin ‘’e respektume’’. Për me e ba ma t’ qart situaten e masipërme, po jap nji shembull ma konkret. Nëse një gru flet për ty mas shpinet e shpik gjana vetëm që më ta njollos emrin n’sy t’tjerve, që asht xheloze pafund për ty e që mendon vetëm si me t’xan keq , ca me ba? A me e respektu sepse asht femën, apo t’gjitha kto veprime që ajo ban, m’krijojn mosrespekt për te?

 

Jam e detyrume me shpjegu edhe fjalen mosrespekt, pasi mund të keqkuptohet dhe keqpërdoret në raste të ndryshme. Mosrespekti, nuk do t’thotë dhunë mendore dhe as fizike. Sinonim I ksaj fjale asht fjala ‘’mosvlersim’’ . Të mos e vlerësosh apo të mos e respektosh dikë, nuk do t’ thotë që ta urresh e as ti urosh t’keqen, thjesht nuk don me pas lidhje me te. Ne vet nuk kemi respekt për të gjitha femrat, sepse jo të gjitha na e kanë vërtetu që e meritojnë…Ateher, as ne s’kemi pse presim me u respektu duke u kufizu vetëm me faktin se ‘’jena femra’’.

 

Bile, ne po luftojm edhe për barazn’ gjinore. Kjo asht nji tem’ shum e diskutume Ne nuk dona me na than kush ‘’ti s’ mundesh me e ba kyt se je gru’’ apo ‘’ nuk asht pun për vajza kja’’. Ne dona me ken t’ barabarta me gjinin mashkullore. Ather pse vet’ femnat e dallojn vet duke përdor at shprehjen e shumpërdorun.

 

T’ dashtuna vajza… Secila prej jush asht nji qënie magjike, e mbushun me talent, forc’, zgjuarsi, zemërmirsi…Ju mundeni me arrit shum’, me gjith’ cilsit e bukura e bollshme që ju jan dhuru. Asnjena prej jush nuk ka nevoj iher e para e puns me u respektu thjesht se keni lind femra. Prandaj, nëse kërkoni respekt, fitojeni atë! Askush nuk lind i respektum, respekti fitohet!

Nga Lorela Sinani, Shkolla e Mesme, Dituria

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...