Mbi taka në Kievin e coptuar nga lufta, Spiropali paradë mode ndërrom 3 kostume…

Rama, së bashku me homologun e tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviç ndodhen në Kievin e Ukrainës, vendin e sulmuar nga predhat ruse.

 

Rama është parë në krah me ministren e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe me Endri Fugën, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim.

 

Gjatë vizitës Facebook-u i Elisës dhe Edit publikonte foto të shkatërrimit të Ukrainës, ndërsa shfaqnin pamje të trishta për të përcjell mesazhin se janë bërë një me vuajtjet e popullit ukrainas.

 

Por ajo që ra në sy ishte Elisa Spiropali.

 

Ajo ka harruar që ka shkuar në një vend me rrezik të lartë ku nga momenti në moment mund të sulmohet nga Vladimir Putin dhe është parë me taka në një vend që ndodhet në luftë.

 

Por jo vetëm që Elisa ishte kujdesur të vishte taka në një vend të bombarduar, por edhe ka menduar për veshjen pasi është parë të ndërrojë të paktën 3 kostume dhe kjo brenda pak orësh.

TE TJERA

spot_img