“Fasada!” Zgjohet Antonela Berisha dhe nis te ironizoje raportin e…

Shumë marrëdhënie shoqërore dhe një lidhje dashurie të krijuara në “Big Brother VIP” përfunduan menjëherë pas mbarimit të formatit. Dhe këto ish-konkurrentja Antonela Berisha i konsideron si ‘fasada’.

 

Duke folur për rrjedhën e ngjarjeve pas reality-showt ajo tha se personazhet ishin fallco sepse donin të dilnin mirë në publik. E ftuar në “Wake Up”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” deklaroi se nuk ishte e habitur sepse është mësuar me këto gjëra.

 

“E kisha provuar një tjetër reality show dhe e pashë sa fake janë. Shumë njerëz që i konsideroja miq, dolën ndryshe. Edhe në Big Brother ishin për të fituar për veten e tyre dhe jepnin vetëm më të mirën e tyre. Ishin fasada”, tha ajo.

 

Megjithatë, edhe pse u shpreh ‘e mësuar me fasada’, Antonela pranoi se është habitur nga prishjen e miqësisë së Beniadës me Einxhel dhe ndarja e menjëhershme e çiftit Donald-Beatrix. Për dy vajzat nuk e kurseu as ironinë kur tha se brenda shtëpisë së famshme ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës.

 

“Kam njohur Monikën edhe pse ishte e lidhur me Arjolën aty brenda. Me Monikën jam takuar edhe jashtë. Unë i prisja këto komentet për miqësitë që janë bërë nëpër rrjet. Jam shumë e habitur për miqësinë e Beniadës dhe Einxhel, ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës. Edhe ndarja e Donaldit me Beatrix ishte një bombë. Më futen dyshime, nuk paskam kuptuar asgjë”, -deklaroi Antonela.

TE TJERA

spot_img