Dha shtëpinë për pallat, investitori i shemb banesën dhe e lë në rrugë

Problematika e radhës e ka çuar emisionin investigativ “Stop” në Vlorë për një kontratë sipërmarrjeje investimi midis një qytetareje dhe një investitori.

 

Ilir Troci, i firmës “Troci Constraction” i ka prishur shtëpinë zonjës Violeta Mërkuri, me premtimin, se do të ndërtonte pallat, ku zonja do të merrte 30% të objektit.Kjo situatë zvarritet që në vitin 2011, kur zonja Mërkuri jetonte ne Greqi dhe procedurat i ndoqi nipi i saj me prokurë.

 

Denoncuesja: Quhem Violeta Mërkuri, jam nga Vlora, në lagjen 29 Nëntori. Këtu kam pasur shtëpinë dhe një truall 326 metra. Shtëpia 63 metra e ndërtuar nga ne që në vitin 1983 dhe kur erdha në vitin 2013, shtëpinë nuk e gjeta sepse nuk kam ardhur dot më përpara. Kemi qenë në Greqi dhe banojmë në Greqi prej 26 vjetësh. Gjatë kësaj kohe, kemi biseduar me nipin e burrit Elidon Mehmeti dhe kemi lëshuar një prokurë që ai të vazhdonte të lidhej me një ndërtues.

 

Gazetarja: Pra, bëhet fjalë për këtë kontratë sipërmarrjeje investimi?

 

Denoncuesja: Po.

 

Gazetarja: Për ndërtim objekti, palët e kontratës janë Qezar Mëkruri.

 

Denoncuesja: Është burri im.

 

Gazetarja: Ndërkohë përfaqësuesi Z. Elidon Mehmeti…

 

Denoncuesja: Është nipi i burrit tim.

 

Gazetarja: Dhe pala investitore Ilir Troci, shoqëria Troci Konstruksion shpk. Kush ishte objekti i kësaj kontrate?

 

Denoncuesja: Objekti i kësaj kontrate ishte që të ndërtohej një ndërtesë shumëkatëshe dhe sipas kontratës që bëmë, unë do të merrja 30 për qind.

 

Gazetarja: Kontrata është mbajtur më datë 22.09.2011, çfarë ndodhi pastaj pas kësaj kontrate?

 

Denoncuesja: Pas kësaj kontrate doli leja e ndërtimit në bashki, shkova e pyeta dhe më thanë që ka dalë leja e ndërtimit, por Z. Ilir nuk ka paguar taksat që duheshin atje. Shkova tek Z. Ilir, e takova dhe bisedova. Na tha që të prisnim, më mashtroi. Më tha që do të bëjë një gjyq e do ta fitojmë sërish lejen. Kjo punë kështu zgjati shumë vjet dhe prej atij nuk u bë asgjë.

 

Gazetarja: Gjatë kësaj kohe kur ishit në kushtet e lidhjes së kësaj kontrate, çfarë ndodhi me objektin?

 

Denoncuesja: Objekti ishte prishur më përpara se të dilte leja dhe e pyetëm se kush e ka prishur objektin dhe na tha se nuk dinte gjë. Këtë shtëpi e ka prishur Ilir Troci dhe ma la kështu, kam mbetur pa shtëpi.

 

Gazetarja: Si e ndoqe ti këtë rast?

 

Denoncuesja: Unë erdha urgjent nga Greqia sepse shtëpia ishte prishur. Për këtë rast, unë mora një avokat që ta hidhja në gjyq. Që nga viti 2018 deri para 20 ditësh, mund të them se avokati nuk ka bërë asgjë. Ka shkuar në të gjitha këto: Policinë ndërtimore, bashkia, ZVRPP, dhe më thotë që janë dyert e mbyllura. E denoncova Ilirin në polici, në prokurori. Prokuroria vendosi që është moskallëzim sepse kanë kaluar shumë vite. Prej atje, më tha avokati se do të bëjmë një ankesë dhe gjykata ra dakord me prokurorinë për moskallëzim. Ky ka njerëz shumë të fortë.

 

Gazetarja: Pse, kush është ky Ilir Troci?

 

Denoncuesja: Ilir Troci ka qenë ish-Drejtor i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUK) . Erdha tek Stop-i sepse vetëm tek ju kam besim, tek asnjë tjetër sepse këtu m’i kanë mbyllur dyert që të gjithë: Prokurori dhe Gjykatë. Të rishikohet sepse mua më iku e gjithë djersa e jetës, jam në qiell të hapur.

 

Gazetarja: Jam kurioze, duke qenë se më thatë se dikur jetonit në Greqi. Bëtë këtë kontratën noteriale me shpresën se do të kishit atë 30 për qindshin e ndërtesës, pas kaq vitesh nga 2011 që t’u prish shtëpia deri më sot, në 2022-shin, ku jetoni?

 

Denoncuesja: Unë jetoj këtu në Vlorë në një dhomë me qira. Po, a kam shtëpi unë këtu? Ku të jetoj? Jam në qiell të hapur. Për qiranë paguaj 20 mijë lekë në ditë. Bëje llogarinë, shkon 600 mijë lekë në muaj për 1 dhomë. Po të kisha unë shtëpinë time, do të jetoja si zonjë si të gjitha gratë e tjera, do jetoja në shtëpinë time. Unë kërkoj të drejtën time dhe besim kam vetëm tek ju, tek Stop-i.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...