Arbana me Eduartin po bëhen gati, dyshja shkon deri në Portugali enkas për…

Përgatitjet për “Big Brother Vip” moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj kanë nisur nga puna që tani.

 

Të dy po bëhen gati për sezonin e dytë të këtij formati ku me siguri do të ketë të njëjtën pëlqyeshmëri si sezoni i parë. Arbana dhe Eduarti kanë postuar disa foto teksa ndodhen në Lisbon të Portugalisë.

 

Aty ata kanë vizituar shtëpinë e madhe të “Big Brother” ku siç duket nga fotot që moderatorja ka ndarë me ndjekësit në profilin e saj në Insta Story duket një shtëpi shumë e madhe.

 

Regjisori Eduart Grishaj ndodhet në ambientin e regjisë në videot e Arbanës ku po mëson “truke të reja” të cilat do ti shërbejnë për këtë sezon të dytë. Gjatë një mbledhje ku të dy kanë qënë të pranishëm “Big Brother” në Shqipëri rezulton i suksesshëm.
Arbana dhe Eduarti bëhen gati për BBV2, dyshja shkon deri në Portugali enkas për këtë gjë

 

Arbana ka publikuar një pyetësor në rrjetin social “Instagram”, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, ndër të tjera ishte edhe një pyetje për programin që ajo moderon që disa vite.

 

“Të bëj atë pyetjen që ke një jetë që e dëgjon?”, ka shkruar një ndjekës, i cili kërkon të dijë se kur do të nisë “Big Brother VIP 2”, duke shkruar në faqen zyrtare të Arbanës.Prej kohësh Arbana ka bërë me dije se programi do të nis në dhjetor, ndërsa nuk ka dhënë një datë të saktë.

 

Edhe këtë herë ajo nuk ngurroi t’i përgjigjet pyetjes.“Në fund dhjetori kemi thënë pra”, shkroi Arbana teksa ka vendosur dhe një emoji në fund të tekstit një fytyrë duke qeshur.

 

TE TJERA

spot_img