Video/ Dhëndri “çmendet” dhe rreh nusen në dasmë

Një video shokuese nga Uzbekistani është bërë virale në rrjetet sociale. Shkak është bërë dhuna që ka ushtruar dhëndri ndaj nuses në dasmën e tyre.

Siç raportojnë mediat, çifti ka qenë duke luajtur një lojë dhe për fat e ka fituar nusja. Por kjo nuk është pritur mirë nga dhëndri. Në nerva e sipër pasi dështoi që të fitonte, ai e ka goditur atë në kokë.

Pas kësaj situate, të gjithë dasmorët kanë heshtur. Shoqëruesi i dhëndrit siç duket në video, nuk shqetësohet fare, por vijon të qeshë. Ndërsa dhëndri duket krenar për atë veprim që bëri.

Kjo video ka shkaktuar reagim të gjerë në rrjetet sociale, por duhet theksuar se këto akte të tilla, në shtete si Uzbekistani, janë të shpeshta.

TE TJERA

spot_img