Tre gjimnazistët shkodranë ideojnë projektin për klimën, fitojnë vendin e parë në Austri

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Tre nxënës të shkollës austriake në Shkodër kanë ideuar një projekt për klimën, i cili është shpërblyer me çmim të parë në Austri.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, profesori Dominik Stocklasser dhe njëri prej maturantëve Braian Plaku, kanë treguar gjithçka për projektin e tyre dhe do e bëjnë pjesë të tregut me patentën e tyre.

“Kjo ide na ka ardhur si fillim për temën e diplomës dhe ka nisur gjatë periudhës së pandemisë. Me këtë projekt kemi marrë pjesë në një konkurs në Austri dhe aty kaluam fazë pas faze dhe fituam vendin e parë.

Krejt dizajni 3D duket si në formën e një luleje me gjethe dhe kërcell, edhe duket sikur lulja bën dritë”, tha Braian.

“Do të vazhdojmë si ide dhe mund të jetë një produkt që shitet nëpër shtëpi. Mat kualitetin e ajrit dhe temperaturën e dhomës. Është për përdorimin e përditshëm. Ideja bazë vjen prej nxënësve dhe ne i ndihmojmë. Kemi shpresë që ky produkt do të futet në treg”, u shpreh profesori.

“Është e programuar me aplikacion në telegram dhe të tregon gjithçka. Telefoni është i lidhur me aplikacionin dhe kur e shtyp kupton se sa është temperature, ajri dhe çdo gjë tjetër”, shtoi Braian.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...