SHKODËR, KAMERAT E SIGURISË DEBAT NË KËSHILL

Mosfunksionimi i disa prej kamerave të sigurisë të vendosura nga bashkia Shkodër në disa prej akseve kryesore në dy vitet e fundit dhe fakti që disa zona të tjera që përdoren për krime të rënda nuk kanë kamera sigurie janë kthyer në një debat në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër ndërsa kryebashkiaku Bardh Spahia mori pjesë për herë të parë në një mbledhje këshilli pas kërkesës që bënë në mbledhjen e kaluar grupi i këshilltarëve të PSD.]

Gjatë diskutimeve të lira këshilltari Vjerdha ngriti edhe shqetësimin e punësimeve përmes nepotizmit në këto 30 vite në bashkinë Shkodër dhe akuzoi se në këtë bashki punojnë persona të dënuar nga gjykata.

Dy pikat e rendit të ditës që ishin vetëm për diskutim që janë masat që duhen marrë për fëmijët me aftësi ndryshe në sistemin parashkollor dhe zhurmat në mjedis u shtynë ndërsa pikat e tjera u miratuan. U miratua krijimi i Këshillit për Sigurinë Publike,

 

rregullorja e kodit të sjelljes për anëtarët e këshillit bashkiak, raporti vjetor i zbatimit të buxhetit 2022, qeratë për banesat sociale por edhe për shtëpinë familje për jetimët dhe një shtesë në buxhetin e 2022 si dhe ndërrimi i emrit të rrugës së Korpusit në rruga “Kolë Mjeda”.

 

TE TJERA

spot_img