Ofendoi rëndë punëtorët që po hapnin kanalin e internetit, e pëson Drejtori i Policisë Bashkiake në…

Para dy ditëve, punonjësit e një kompanie interneti në Lezhë patën një incident me Drejtorin e Policisë Bashkiake Leonard Pali.

Punonjësit e akuzojnë për dhunë fizike ndaj tyre, teksa kanë qenë duke punuar në Shëngjin për shtrirjen e linjës së interneti.

Ndue Pjetri, Ervis Figuri dhe Fatbardh Media deklarojnë se rreth orës 10:00 të datës 11.06.2022 kanë qenë duke punuar për llogari të sipërmarrësit Ded Bukaqeja në një kanal për të instaluar fibrat optike, kur në një moment afrohet dhe ndal makinën Policia Bashkiake, nga ku ka dal drejtori i Policisë Bashkiake, Leonard Palaj, duke iu drejtuar punëtorëve me shprehjen “prap këtu ju”.

Por sjellja e drejtorit la shumë për të dëshiruar kur sipas punonjësve nisi të fyejë ata me fjalë të ndyra, Një prej punonjësve të kompanisë internetit pretendon se gjatë përplasjes një nga efektivët i ka grisur dhe bluzën.

Zyra e shtypit në Bashkinë Lezhë pretendon se Kompania në fjalë ka shkelur ligjin, duke kryer punime pa leje dhe nuk ka bërë asnjë kërkesë për zgjatje afati të lejes në bashkia, ndërsa sipas punëtorit Ndue Pjetra, Pali i ka poshtëruar në momentin që ta po punonin.

“A u kemi thënë mos punoni më, leni punën na tha dhe filloj duke na share. Pasi tha mos punoni u ula për të prere tubin për të ndaluar punën dhe ky polic bashkiak më ka fyer me fjalë të rënda dhe më kapi për rrobash dhe mi grisi. Përdori fjalë fyese si “halabakë”, “b*thqira”, “ju tërheq zvarrë”, dhe shumë fjalë të tjera të rënda që e kemi ndjere ndjerë veten të poshtëruar prej tij”, deklaron në kallëzimin e tij punëtori Ndue Pjetra.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...