Nderron jete pajtuesi i gjaqeve Nikolle Shullani

Ndahet nga jeta ne moshen 68 vjecare pajtuesi i gjaqeve ne Shkoder Nikolle Shullani.

 

Prej kohesh Shullani ndodhej ne Itali per kurim ku fatkeqsisht nuk ka arritur te fitoje betejen me semundjen e rende.

 

Ai ndërmjetësoi edhe për lirmin e Jan Prengës të rrëmbyer vite më parë, teksa trupi i tij nuk është gjetur ende.

 

Nikoll Shullani do të tregonte në një intervistë se si u kontaktua nga dy vëllezërit e Jan Prengës, i cili ishte marrë peng më 17 janar 2020, dhe të gjitha takimet që ai ka bërë me familjet, Doçi, Gështenja dhe Bleta, që vëllezërit Prenga dyshonin se ishin rrëmbyesit e 49-vjeçarit.

 

Ai tha se ishte Anton Prenga, ai që e ka takuar dhe i ka treguar për rrëmbimin dhe bisedat e Ndrek Prengës me Gramoz Rexhepin, që zbuloi emrat e grupit të Dukagjinit.

 

Ndërmjetësimi është kryer në familjet në zonën e Dukagjinit, të Gentjan Doçit, ku babai i tij tha se ka 7 muaj pa biseduar me djalin. Ndërkohë në shtëpinë e Gentian Bletës nuk kanë qenë asnjë burrë, dhe në banesë ndodhej vetëm një grua, pa mundur të hyjnë në bisedime e ndëmjetësim për lirimin e Jan Prengës.

 

Në të dyja takimet e zhvilluara në Shkodër, bisedimet kanë dështuar.

TE TJERA

spot_img