Historia e trishtë e 90-vjeçarit/ Gruaja e dhunonte prej vitesh dhe e linte pa bukë, çfarë deklaroi në polici

Një 89-vjeçare ka rënë në prangat e policisë greke, pasoi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj 90-vjeçar.

Por mesa duket 89-vjeçarja është sy pa trembur, sipas medieve greke ajo ka thënë në komisariat se e ka rrahur bashkëshortin më parë dhe jo tani dhe se nuk e ka rrahur kurrë për ta mbytur.

“Dikur e godisja, tani jo. Nuk e kam rrahur as për ta vrarë”, ka thënë në mënyrë karakteristike e moshuara, raporton protothema.gr.

Sipas aktakuzës ndaj 89-vjeçares, e moshuara do të hetohet për veprën penale për lëndime fizike ndaj të shoqit të saj.

Nga ana e tij bashkëshorti i dhunuar 90 vjeç ka thënë se prej 10 vitesh dhunohet fizikisht nga e shoqja dhe se në 24 orët e fundit para se ta denonconte në polici, e shoqja nuk i kishte dhënë ushqim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...