Edi Rama ‘përcakton’ stilin në PS/ Pas atleteve dhe mjekrës, radhën e ka kostumi ‘ikonik’ i kryeministrit

Bota ka Chiara Ferragni, Kim Kardashian, ne kemi Edi Ramën!

Pikërisht kështu, kryeministri ynë ka shërbyer ndër vite si një model frymëzimi në stilin që ka. E nëse një pjese i duket i papërshtatshëm stili që përdor kreu i qeverisë, për disa të tjerë është shndërruar në shembull. Dhe kur themi disa të tjerë, i referohemi meshkujve në Partinë Socialiste. Shefi i tyre, veç se si lideri në politikë është edhe lideri i tyre në përcaktimin e look-ut.

Fillimisht ishte thyerja e kostumit serioz që i bënte me atlete, më pas tek deputetët e PS ‘shkoi’ moda e mjekrës, ku shumë prej tyre i pamë të transformuar. Tashmë Rama po shërben si model edhe në veshjen e tyre. Pikërisht kryeministri ka përcaktuar edhe ‘uniformën’ për këtë sezon.

Flasim për kostumin ngjyrë bezhë të lehtë, që prej disa kohësh ai po përdor. Në vizita zyrtare, në inspektimin e punimeve, apo në festë, Rama ka zgjedhur të kombinojë kostumin veror, herë me T-shirt, e herë me këmishë. Por me të parë liderin e tyre, duket se edhe deputetët kanë nisur ta ‘përqafojnë’ modën e re.

Ishte festa e PS që nxori në skenë edhe njëherë Gramoz Ruçin. Ish-kryeparlamentari, që pas largimit nga politika i ka të rralla daljet në publik, por kurrë sesi nuk mund të mungonte në festën e partisë së tij. Jemi mësuar ta shikojmë formal, ku gjithmonë kostumin e tij e përshtaste me kollare, por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Pas largimit nga politika dhe me inspirimin nga bashkëpunëtori i tij i afërm, edhe Ruçi e ka thyer stilin e tij klasik. Ish-kryeparlamentari u shfaq në festë, me një kostum të ngjashëm me atë të Ramës. Ndryshimi i vetëm ishte materiali. Ruçi kishte zgjedhur një kostum lino, në ngjyrë dhe prerje të njëjtë me atë të kryetarit. Një thyerje e madhe mund ta quajmë këtë për një personazh, që jemi mësuar ta shikojmë vetëm brenda klasikes.

Por nuk ka mbetur pas as kryebashkiaku i Kamzës. Rakip Suli njihet si një ndër politikanët që ‘nuk i ka shumë qejf’ kostumet klasike. Në të përditshmen e tij ai shfaqet ‘casual’, teksa del në terren. Por kur pranë tij vjen Rama, edhe kryebashkiaku duhet të përshtatet. Gjatë një vizite të kryeministrit në Kamëz, ai shfaqet i përshtatur në perfeksion me shefin e tij. Xhaketën ngjyrë bezhë, Suli e ka kombinuar poshtë me një T-shirt të kuq. Jemi të bindur që Ramës i ka pëlqyer ky kombinim, kaq pranë idesë së tij për look-un.

Taulant Balla mund të quhet i fundit (tani për tani) që vesh bezhën, pas frymëzimit nga Rama. Kreu i grupit të Partisë Socialiste u shfaq ditën e sotme në një konferencë për shtyp në selinë e Parlamentit me një kostum që ngjasonte me atë të Ramës. Jemi mësuar ta identifikojmë me ngjyrat e errëta në veshjet e tij, ndaj ky kapërcim tek nuancat e tokës, duhet thënë që i rri përshtat edhe Ballës, që kur vjen puna tek stili është gjithnjë ‘chic’, edhe kur ‘tradhton’ të zezën.

Kështu, Rama bëhet edhe njëherë ‘blogeri’ i partisë së tij, teksa me vetëdije apo pa vetëdije dikton modën tek grupi i tij. E derisa ai të ‘lançojë’ tendencën e rradhës, ne do të jemi në pritje të shikojmë se cili do të jetë politikani i ardhshëm që do të frymëzohet prej tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...