Arrestohet djalit të ish-deputetit socialist

Policia e Lezhës ka dalë me një sqarim në lidhje me lajmin e arrestimit të djalit të ish-deputetit të PS,

Dashamir Peza, disa ditë më parë pasi u kap me doza te vogla droge. Sipas policisë, nuk është e vërtetë që është fshehur ngjarja, duke argumentuar se arrestimi i Gëzim Pezës dhe disa personave të tjerë është pasqyruar.

Policia po ashtu sqaron të gjitha procedurat që janë ndjekur që nga momenti kur janë arrestuar personat deri tek dhënia e masës së sigurisë nga ana e gjykatës.

“Nga momenti i arrestimit, shtetasi G.P. ka qëndruar në dhomat e paraburgimit në DVP Lezhë, deri në momentin që është dërguar në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për seancën gjyqësore për vleftësim të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë.

Në seancën gjyqësore, Gjykata e ka vleftësuar të ligjshëm arrestin e kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, të shtetasit G.P., duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore të caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve është bërë ekzekutimi i Urdhërit të Prokurorit për zbatimin e Vendimit të Gjykatës, ku shtetasi G.P. është dërguar në banesën e tij i shoqëruar nga shërbimet e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

TE TJERA

spot_img