“U ekzekutuan në mënyrë makabre”, Fevziu publikon foton dhe rrëfen ngjarjen tronditëse: 2 prindërit të mbysin me trishtimin për vdekjen e 3 djemve!

Gazetari Blendi Fevziu ndodhet në SHBA ku po merr pjesë në festimet në kuadër të 110-vjetorit të krijimit të Vatrës në Nju Jork.

Fevziu ka takuar edhe një çift me origjinë nga Kosova, të cilët i kanë rrëfyer historinë tragjike të jetës së tyre.

“Ky ishte cifti me i qete dhe me i menduar i darkes solemne per 110 vjetorin e VATRES ne Nju Jork. Ne fakt historia e Ahmet dhe Bahrije Bytycit eshte sa e trishte aq edhe krenare per shqiptaret.

Tre djemte e familjes, Agroni (23), Mehmeti (21) dhe Ylli Bytyqi (25) ishin qytetarë amerikanë me prejardhje nga Kosova. Ata kishin lindur ne Çikago e qene rritur ne Nju Jork, por me 1999 ju bashkuan batalionit Atlantiku si vullnetare ne luften e Kosoves. Ata ja dolen ne lufte por ne ditet e para te paqes vendosen te ndihmojne nje familje per tu kthyer ne Serbi. Nuk dijet se si u kapen nga serbet dhe u ekzekutuan ne menyre makabre.

eshtrat e tyre u gjeten ne 2001. Me gjithe kembenguljen e SHBA per sqarimin e rrethanave te vrasjes se 3 shtetasve amerikane askush su denua per ekzekutimin e tyre pa gjyq. Ata dhane jeten per vendin e tyre, ndersa dy prinderit e tyre mbysin trishtimin per vdekjen e tre djemve. Qe rane deshmore per Lirine qe Kosova feston sot.”, shkruan Blendi Fevziu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...