Më thuaj formën e hundës tënde, të të them çfarë personaliteti ke…

Ekspertët besojnë se ka gjithsej 14 lloje të ndryshme hundësh dhe secila prej tyre tregon diçka më tepër për karakterin dhe natyrën tonë.

 

Thuhet se hunda është tipari që na identifikon më tepër, prandaj gjeni llojin tuaj dhe mësoni ç’thuhet për ju!

 

1.Hunda Romake

 

Kurajozë, keni aftësinë të merrni vendime dhe jeni shumë të qartë për gjërat që doni në jetë. Zakonisht, njerëzit me këtë formë hunde janë ambiciozë dhe pëlqejnë sfidat.

2.Hundë e shkurtër

 

Gjendet zakonisht tek njerëzit që kanë vetëbesim të ulët. Shpesh ata shprehin opinione që janë s’janë përfundimtare ose janë shumë të ngushta. E duan lirinë, por ndonjëherë janë më xhelozë seç duhet.

3.Hundë me kurriz

 

Person strategjik. Është gjithashtu një shenjë që tregon se dikush ka fuqi të mira sipërmarrëse dhe shumë energji për të shpenzuar!

 

 

4.Hundë e sheshtë

Për njerëzit me hundë kaq të vogël thuhet se e kanë të vështirë të arrijnë pjekurinë shpirtërore dhe fizike. Ata duket sikur dinë gjithçka për këdo, por në fakt përgjithësisht janë të shkujdesur.

 

5.Hunda greke

 

Njerëzit me këtë lloj hunde mendojnë qartë dhe janë tolerantë. Dinë shumë për artin dhe një pjesë e mirë e tyre punojnë në media ose merren me art. Gratë zakonisht janë të vetëpunësuara!

6.Hunda-grep

 

Këta njerëz janë të dhënë pas suksesit. Gratë me këtë lloj hunde shkëlqejnë në edukim dhe kanë shumë gjasa të gjejnë mundësi fantastike biznesi.

7.Hundë e çrregullit

 

Teorikisht kjo hundë lidhet me një karakter shumë kokëfortë, por është thjesht dukja. Sapo i njihni do ta kuptoni që këta njerëz janë më bujarët që keni përreth.

8.Hundë e rrafshët

 

Thuhet se këta njerëz kanë shumë talente dhe duan ta shijojnë jetën, pavarësisht se hera herës e shohin gotën gjysmë bosh.

9.Hundë e lartë

 

Njerëzit me këtë lloj hunde kanë shumë njohuri për estetikën dhe artin. Vlerësojnë shumë kohën që kalojnë veten dhe janë gjithnjë krenar për arritjet e tyre.

TE TJERA

spot_img