Fevziu rrëfen historinë e trishtë të çiftit kosovar: Çfarë i ndodhi 3 fëmijëve të tyre “amerikanë” (FOTO LAJM)

Moderatori Blendi Fevziu ka treguar historinë e një çifti nga Kosova.

 

Përmes një postimi në Facebook, Fevziu ka treguar se fëmijët e çiftit me pasaporta amerikane, u ekzekutuan nga forcat serbe.

 

Statusi i Fevziut:

Ky ishte cifti me i qete dhe me i menduar i darkes solemne per 110 vjetorin e VATRES ne Nju Jork. Ne fakt historia e Ahmet dhe Bahrije Bytycit eshte sa e trishte aq edhe krenare per shqiptaret. Tre djemte e familjes, Agroni (23), Mehmeti (21) dhe Ylli Bytyqi (25) ishin qytetarë amerikanë me prejardhje nga Kosova. Ata kishin lindur ne Çikago e qene rritur ne Nju Jork, por me 1999 ju bashkuan batalionit Atlantiku si vullnetare ne luften e Kosoves.

 

Ata ja dolen ne lufte por ne ditet e para te paqes vendosen te ndihmojne nje familje per tu kthyer ne Serbi. Nuk dijet se si u kapen nga serbet dhe u ekzekutuan ne menyre makabre. eshtrat e tyre u gjeten ne 2001.

 

Me gjithe kembenguljen e SHBA per sqarimin e rrethanave te vrasjes se 3 shtetasve amerikane askush su denua per ekzekutimin e tyre pa gjyq. Ata dhane jeten per vendin e tyre, ndersa dy prinderit e tyre mbysin trishtimin per vdekjen e tre djemve. Qe rane deshmore per Lirine qe Kosova feston sot.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...