“U njohëm në Facebook”, dhëndri: Takova vjehrrën në fillim

Prej 4 vitesh, Franci dhe Rezarta gëzojnë një martesë të lumtur, të bekuar me një djalë.

 

Duket se fati ishte paracaktuar që të dy të ishin bashkë, edhe pse njohja e tyre ndodhi me metodat e kohës moderne, nëpërmjet rrjeteve sociale. Por siç lë të kuptohet Franci me historinë që rrëfen në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, dashuria nis nga gjërat e vogla, si lirshmëria në biseda.

 

Franci: Ishte 2017, 26 Janar, 5 ditë pas datëlindjes së Rezartës. Shoh një ftesë në Facebook, shikoj një vajzë simpatike me syze, buzët, sytë. E pranoj dhe i shkruaj “më fal, njihemi gjë?”, tha “jo, s’njihemi, nëse të bezdis largohem”, “jo, jo, s’ka problem, vazhdojmë”.

 

Ardit Gjebrea: Ato syçkat dhe buzët kishin efektin.

 

Franci: Gjithmonë e ngacmoja, “i ke të tuat apo i ke të bëra?” Dalëngadalë flisnim, përshëndeteshim, pastaj filluam të zgjatej muhabeti, të bëhej pak më interesante, sikur ndiheshim mirë, natyrshëm çdo gjë kur shkruanim me njëri-tjetrin, pastaj kështu vazhdoi, me kamera.

 

Ardit Gjebrea: Kur të doli në kamera për herë të parë?

 

Franci: E prisja… ishte pak ndryshe, më e lezetshme më dukej pas gjithë asaj kohe që flisja, më pëlqente akoma më shumë. Kështu vazhduam pastaj gjithë kohës. Unë punoja shumë, vetëm ndonjë 5 minutësh që ndaloja të pija ndonjë kafe.

 

Ardit Gjebrea: Rezarta ku jetonte?

 

Franci: Jetonte në Itali. Pas ca kohësh vendos që kur do vinte vjehrra ime e ardhshme, do vinte në Gusht, Rezarta nuk mundi dot sepse ishte në punë.

 

Ardit Gjebrea: Dhe dërgoi mamin përpara?

 

Franci: Po, mami do vinte që do vinte dhe e lamë që në fillim të takoja vjehrrën./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...