Nga vendi fqinj tregoi se ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane.
Nga Report Tv u mësua se Agim Kajmaku është arrestuar më 27 maj të 2022 në zonën e San Benedeto del Tronto me 20 kg “te bardhe”.
“Report tv” raporton se ai është prezantuar Policisë Italiane si Agim Kajmaku datëlindja 6 korrik 1971, që është dhe identiteti i ish-kryebashkiakut të Vorës.
Kujtojmë që Kajmaku është në kërkim nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve edhe pasi kishte mbaruar detyrën,
por si duket edhe pse ishte në kërkim Agim Kajmakun kjo nuk e ka ndaluar që të merret me trafikim të lëndëve te ndaluara.