Nora Malaj i nxjerr sekretin Spiropalit: Ajo ka qenë… por më vjen keq kur përdor atë gjuhë

Nora Malaj, gjatë një interviste televizive, ka folur lidhur me rrugëtimin e karrierës së saj profesionale, të nisur që nga mësimdhënia, e deri në disa prej posteve më te larta politike.

Në një rikthim pas në vite, zonja Malaj ka zbuluar se ka qenë mësuesja e shumë figurave publike në Shqipëri, duke ndaluar te Ministrja Elisa Spiropali.

“Elisa Spiropali ka qenë nxënësja ime, ka qenë absolute, sidomos në letërsi.
Me absolutizmin e saj ajo arriti të fitojë bursë, se për herë të parë u dhanë bursa, unë e përzgjodha, sigurisht por ishte meritë dhe e saj. Merrte pjesë në të gjitha Olimpiadat që mbaheshin.

Ndjehem mirë kur ajo është mirë, më vjen keq kur përdor atë gjuhën që nuk i shkon, për të cilën shpesh herë dhe kam reaguar”, është shprehur Malaj.

TE TJERA

spot_img