Në ditën e përvjetorit të PS, kryeministri Edi Rama bëhet gjysh…

Askush deri më tani nuk e dinte. Linda dhe Edi Rama janë bërë gjyshër! Vajza e bashkëshortes së kryeministrit, Rea Xhillari është bërë nënë për herë të parë.

 

Noa.al mëson se Rea ka sjellë në jetë një djalë. Rea ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së publikut. Rea është vajza nga martesa e parë e Lindës me Thanas Xhillarin.

 

Partia Socialiste ka festuar mbrëmjen e sotme 31 vjetorin e themelimit të saj. Festa është zhvilluar në oborrin e selisë rozë, ku pritësit për miqtë tek dera ishin sekretari i përgjithshëm Damin Gjiknuri, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe deputetët Blerina Gjylameti dhe Etien Xhafaj.

 

Ajo që ra në sy ishte prania e shumë figurave të larta të PS, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë forcë politike, si ish-Sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruçi dhe Musa Ulqini, por edhe Spartak Braho dhe disa ish-ministra socialistë.

 

Nuk kishte si të mungonte në këtë takim lideri aktual i PS, njëherësh kryeministër i vendit, Edi Rama. Ndërkohë mungoi sërish lideri historik Fatos Nano, për të cilën edhe këtë vit nuk ka munguar ftesa, por prezenca e tij.

 

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim në këtë event të socialistëve është përfaqësuar nga Erisa Xhixho dhe Endrit Brahimllari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...