Me lot në sy, 4 prindërit amerikanë rrëfehen për birin e tyre nga Shqipëria

Djali i tyre shqiptar iu tha “ju dua” në shqip 4 prindërve të tij amerikanë që kanë ardhur në “E diela shqiptare” në Tv Klan.

 

Të përlotur, të prekur, të emocionuar, secili prej tyre rrëfen diçka për Ingritin dhe ndikimin e tij tek ta, në njëfarë mënyre, duke i kthyer mbrapsht surprizën e tij në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

 

Xhek: Ai më ka ndihmuar ta shikoj botën me sy tjetër.

 

Laurie: Është shumë i zgjuar dhe më ka qëndruar pranë kur më ndërroi jetë babai.

 

Stejsi: Është shumë vetëmohues. Gjithmonë jep, qofshin ato këshilla, një dorë për të të ndihmuar. Na ka treguar shumë gjëra për mënyrën e tij të jetesës, vlerat e tij të familjes dhe kemi mësuar shumë nga ai, si të jemi njerëz më të mirë. Po, është një njeri i bukur dhe kjo për shkak të familjes së tij të bukur, prindërve të tij të mrekullueshëm, Gëzimin, Donën.

 

Tim: Do doja të mendoja që unë i dhashë disa cilësi të mira, por ai është aq perfekt. Ai më ka mësuar./tvklan.al

TE TJERA

spot_img