Ish-konkurrenti i “Për’puthen” publikon audio-incizim, zbulon mashtrimin e radhës të Olsa Muhametit

Olsa Muhameti jo rrallëherë është akuzuar nga konkurrentët e emisionit “Për’puthen”, pasi kanë lënë programin për skenarë të parapërgatitura.

 

I ftuar në “Glamour Zone” në Rtv Ora, Xhafer Thaqi ka qenë ish-konkurrenti i radhës, i cili shprehet se është autorja e programit që i shtyn konkurrentët të deklarohen. Pasi bëri këtë deklaratë të fortë moderatorja i kërkoi atij prova konkrete. Xhaferi nuk hezitoi dhe tregoi një video të regjistruar nga një bisedë me Muhametin, e cila dëgjohet t’i thotë ndër të tjera njërit nga konkurrentët të deklarohej për Rrushe Zyban.

 

“Ti ke thënë para nja 3-4 ditësh, e the dhe në program, por unë ta hoqa që të vinte në formë surprize, që don t’i bësh deklarim Rrushes. Tani i ke thënë Ledës që jo po dua kohë, dua kohë. Tani si është çështja. Ky Prime është Prime i fundit dhe në qoftë se ti do të dalësh çun taman dhe jo çun legen.

 

Sepse supozojmë që ti je çun legen sepse ke luajtur me 7 porta aty. A do ti që gjithë këtyre tu japësh një përgjigje? Dhe ta bësh në Prime sepse nuk ka ditë tjetër. Ditët e tjera kur ti do të kërkosh janë ditët e emisionit ditor. Do me thënë është ora 6 dhe nuk ka audiencën që ka ora 9 e Prime-it.

 

Dhe ti çohesh në këtë Prime special dhe thua unë edhe pse më keni akuzuar, se ke dalë si njeri pa stabilitet edhe pse t’i kam rregulluar këto gjëra.

 

Ka ardhur momenti që ti t’i thuash çdokujt që ti deklarohesh për Rrushen,”- dëgjohet të thotë Olsa Muhameti në video.

 

 

https://video.gjirafa.com/287472226-1186330112209852-1888980244365556525-n-mp4

 

TE TJERA

spot_img