Historia e habitshme…/ “6 prindërit e mi janë…”, djali zbulon familjen e tretë nga ‘daja’

Një udhëtim i përkohshëm në vitet e gjimnazit drejt SHBA-së shënoi pikën e kthesës në jetën e Ingritit.

 

“Toka e mundësive” i ofroi një familje tjetër veç asaj biologjike, e cila, gjatë vizitës së tij të parë i ofroi të qëndronte me ta dhe të niste shkollimin me shpenzimet e tyre. Ingriti rrëfen në “Ka Një Mesazh Për Ty” se iu duk shpejt dhe e frikshme të bënte diçka të tillë për shumë arsye, por në vizitën e dytë, oferta u shndërrua në fakt. Laurie dhe Xhek i hapën dyert e shtëpisë sërish, kësaj here të vendosur që ai të qëndronte gjatë në Amerikë. Ky ishte momenti kur studimet u bënë shkak që Ingriti të gjente edhe palën tjetër të prindërve jo biologjikë, thotë ai në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan.

 

Ingrit: Herën e dytë, për ta përshkruar me pak fjalë, tabela që shkruante “Mirë se vjen!”, nuk thoshte më “Mirë se vjen Ingrit!”, por “Mirë se vjen në shtëpi, Ingrit!” që nga momenti që kemi hipur në makinë për t’u kthyer në shtëpi, që ishte dy orë rrugë, ata thanë “herën e fundit na the që nuk ke kohë për të bërë gjithë dokumentacionin, përgatitjet për të qëndruar në shkollë, tani sapo ka filluar vera, është muaji maj, ke tre muaj kohë, do fillojmë apo jo?” Dmth të transferojmë kreditet e shkollës, dokumentat që në shtator unë të filloja shkollën në Amerikë pa asnjë ndërprerje.

 

Ardit Gjebrea: A ka prindër në Amerikë si Laurie dhe Xhek? Se janë duke pyetur të gjithë telespektatorët, ku të gjejmë dhe ne?

 

Ingrit: Unë jam shumë me fat që i kam në jetën time, por unë them që njerëz të mirë ka në çdo cep të botës. Por ata 6 prindërit e mi janë shumë, shumë të mirë.

 

Ardit Gjebrea: Prit se deri tani 4 dimë. Mamin dhe babin, pastaj mamin dhe babin amerikan që gjete aty. Si na dolën dhe dy të tjerë?

 

Ingrit: Tani, për të ma bërë mua sa më të bindshme që unë të rrija në Amerikë se unë kisha shumë shqetësime, si do rri, si do funksionojë çdo gjë, filluam të shkojmë në shkolla të ndryshme sepse shqetësimi im më i madh ishte si do i transferoj të gjitha kreditet e universitetit tim aktual që ishte i akredituar në Amerikë në fakt në një universitet tjetër? Filluam të kërkojmë për shkolla derisa gjetëm programin që ishte thuajse identik dhe nuk humba asnjë gjë, u transferua. Rastësia, prapë, deshi që ky universitet të ishte në të njëjtin qytet ku jetonte vëllai i Laurie me familjen e tij, ata quhen Tim dhe Stejsi.

 

Ardit Gjebrea: Vëllai i mamasë amerikane? Pra, daja?

 

Ingrit: Daja. Dhe nga momenti i parë që unë i kam takuar ata dhe Laurie po i thoshte “duam ta çojmë djalin te kjo shkollë, po të qëndrojë me ju ai, në qytetin tuaj, a do e ndihmonit ju?” Dhe ata pa e menduar, pa e parë njëri-tjetrin fare se është pak e habitshme që bashkëshortët mos të diskutojnë gjërat paraprakisht, “po” thanë, “e kemi universitetin kaq afër me shtëpinë, do të çojmë ne me makinë në shkollë” sepse unë nuk kisha patentë amerikane për një kohë të gjatë, “do të të marrim ne nga shkolla, do të jetosh me ne, pa qira”. Arriti puna deri aty se ata kanë dy fëmijë pak më të vegjël se unë dhe njërin prej tyre e larguan nga dhoma më e madhe dhe e kaluan në një dhomë më të vogël dhe mua më dhanë dhomën më të madhe në shtëpi./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...