Dha dorëheqjen pas 17 vitesh në politikë, sot feston 48-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilin bëhet fjalë (FOTO)

Lulzim Basha, ka lindur më 12 qershor 1974 dhe sot feston 48 vjetorin e lindjes. Pas studimeve në Holandë, u rikthye në Shqipëri për t’u bërë një ndër politikanët më të spikatur në vend.

“Gati të bëj një hap pas,”-kështu dha dorëheqjen Lulzim Basha nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Pas 17 vitesh në politikë dhe pa u bërë kurrë kryeministër, Basha vendosi që të tërhiqet!

JETA PARA POLITIKËS

Basha ka studiuar në Holandë, e menjëherë, në vitin 2000, u rikthye në Shqprëi duke iu bashkuar Departamentit të Drejtësisë të administratës së OKB-së të Kosovës, UNMIK-ut , fillimisht si këshilltar ligjor dhe më pas si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut që nga tetori 2001.

Nga nëntori 2002 deri në janar 2005 Basha shërbeu si këshilltar special për Tranzicionin në të njëjtin departament. Më pas, pas një takimi me kryedemokratin (asokohe) Sali Berisha, Basha u bashkua me Partinë Demokratike të Shqipërisë në janar 2005 dhe u bë anëtar i kryesisë së partisë në maj të atij viti. Që atëherë ai ka mbajtur disa poste ministrore në qeveritë e udhëhequra nga Partia Demokratike.

Kabineti Berisha (2005–2011)

Ai shërbeu si zëdhënës i partisë gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, ku u zgjodh deputet i njësisë zgjedhore nr. 33 në Tiranë. Më pas ai u emërua në qeverinë Berisha si Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku shërbeu për një periudhë 2-vjeçare. Pas zgjedhjeve të vitit 2009 , Basha u emërua Ministri i Punëve të Brendshme në qeverinë e re “Berisha”. Deri në vitin 2010 ishte në cabinet më pas vendosi që të niste një sfidë të re në jetën politike.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës (2011–2015)

Në vitin 2011 Basha ishte kandidati i partisë qeverisëse për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ai mundi liderin e opozitës socialiste, Edi Rama, me një diferencë shumë të ngushtë (vetëm 81 vota pas rinumërimit), zgjedhje dhe votime që u konstestuan shumë ashpër. Megjithatë ia doli, hoqi nga Bashkia Ramën pas 11 vitesh.

Megjithatë nuk kandidoi për një mandat të dytë në zgjedhjet vendore 2015, të cilat u fituan nga kandidati i Partisë Socialiste Erion Veliaj, i cili doli kundër mjekut, Halim Kosova.
Ai kishte marrë një detyrë tjetër në vitin 2013! Pas humbjes së koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2013 dhe dorëheqjes së Sali Berishës si kryetar partie, Basha u zgjodh kryetar më 23 korrik 2013, për të ikur vetëm sot.

Basha si kryetar i PD-së

Pas marrjes së drejtimit të Partisë Demokratike, Basha largoi nga selia blu shumë figura të spikatura si Jozefina Topalli; Arben Imami; Bujar Nishani; Majlinda Bregu dhe të tjerë personazhe që në kohën e Berishës kishin post në kabinet. Megjithatë humbi 5 zgjedhje! Por këto të fundit edhe pse mund të konsideroheshin më të parëndësishme, e “dogjën”! Votimet në 6 bashki bënë që Basha të merrte kundërshtinë më të madhe të njohur ndonjëherë në selinë blu, të gjithë kundër kryetarit. Demokratët dhe deputetët duket se u bindën se Basha nuk ishte më lideri i tyre dhe nuk i frymëzonte më votuesit për të shkuar në kutitë e votimit.

TE TJERA

spot_img